“Shikoni se me kë jam”/ Çfarë i bëri bashkë? Benida dhe ish-konkurrenti i “Përputhen” shfaqen krah njëri-tjetrit (VIDEO)

Bashkim Saiti dhe Beniada Nishani janë shfaqur së fundmi krah njëri-tjetrit. Ka qenë ish-konkurrenti i Për’puthen ai që ka publikuar në Instastory një video me modelen.

Ata shihen në ambientet e Top Channel ku duket se kanë qenë në një intervistë të përbashkët në “E diell”. E me atë rast, Bashkimi ka përfituar nga rasti të bëjë një video me Beniadën. “Shikoni me kë jam…O Beniadë ku po shkon? Njerëzit duan një foto me ty. Hajde ta bëjmë”-thotë ai në videon në fjalë.

Vlen të risjellim në vëmendje se Beniada është një nga ish-banoret më të dashura të këtij Big Brother VIP. Ajo arriti finalen e këtij formati krah Ilir Shaqiri, Donald Veshajt dhe Einxhel Shkirës, duke u renditur e katërta. Pas daljes nga reality-show modelja është angazhuar në televizion ku krah rolit si moderatore në emisionin “Procesi Sportiv” po sjell edhe një rubrikë të re në “E Diell” me Argjira Spancën.

Nga ana tjetër, Bashkimi u largua nga “Për’puthen” para disa muajsh. Ai doli me Alvisa Qarrin, por lidhja e tyre mori fund pak javë më vonë. Aktualisht Bashkimi ka zbuluar se është single dhe se po përpiqet të bëhet pjesë e televizionit.

Kush e fiton cmimin e BigBrother VIP 2?

    Votues: 4658

Rezultatet

Loading ... Loading …

Trending

- Advertisement -