U përfshi në një sherr në Bruksel? Don Xhoni reagon për herë të parë dhe sqaron të vërtetën

Së fundmi po qarkullon në rrjet një video ku shfaqet reperi i njohur shqiptar, Don Xhoni, që duket se është i përfshirë në një sherr.

Pamjet në fjalë janë kapur në një lokal në Bruksel dhe thuhet se reperi nuk është përplasur fizikisht, por situata ka agravuar në fyerje e ofendime.

Lidhur me këtë video ka reaguar vetë Don Xhoni përmes një postimi në “Instastory”. Ai shkruan se nuk është përfshirë në ndonjë sherr, por thjesht ka tentuar që të qetësojë një situatë të krijuar aty mes stafit të tij.

“Sqarim! Sot po qarkullon një video ku e vërteta është se menaxheri, Besart Muqolli dhe organizatori i mbrëmjes më kanë larguar në drejtim të dhomës së artistëve. Pasi unë kam tentuar t’i qetësoj disa pjesëtarë të stafit tim në një mosmarrëveshje që kishin dhe në atë rast më kanë larguar menaxheri dhe organizatori, duke menduar se po hy edhe unë në atë mosmarrëveshje.

Në foto/video shihet menaxheri im (i rrumbullakosur në foto) së bashku me organizatorin që më largojnë në drejtim të dhomës që të mos përfshihem fare në atë rast”, shkruan Don Xhoni, i cili gjithashtu ka falënderuar menaxherin dhe organizatorin për mbështetjen e tij në këtë rast.

Kush e fiton cmimin e BigBrother VIP 2?

    Votues: 4658

Rezultatet

Loading ... Loading …

Trending

- Advertisement -