Si mund të të refuzoj unë ty?” Më në fund Donaldi shkroi fjalinë që prisnin fansat për Borën

Donaldi dhe Bora kanë bërë të gjithë shqiptarët për vete me historinë e tyre të dashurisë, sidomos pas puthjes në Big Brother VIP në vjeshtën e kaluar. Historia e tyre vazhdon.

Pas lajmit se ata janë takuar në Vjenë ditët e fundit dhe madje sot raportohet se janë në Zvicër, Donaldi ka reaguar në rrjete sociale me një fjali mjaft interesante.

“Si mos me të thënë unë ty po?” ka shkruar aktori nga Vlora, i cili po shijon koncertet e një karriere që sapo ka nisur për të. Meqë ra fjala, po vjen vera dhe Donaldin do e gjejë repist.

Kaq ka mjaftuar që ndjekësit të komentojnë pafund, duke e marrë për bazë postimin e Donaldit si sinjal rikthimi me Borën. Ky duket se është konfirmimi për rikthimin e bujshëm.

Ndërkohë, javën e kaluar, Olti Curri raportoi se Donaldi kishte parkuar makinën e tij luksoze poshtë apartamentit të ri që ka blerë mdoeratorja në “Kodrën e Diellit”.

Pas përfundimit të aventurës në BBV, Donaldi tani po shijon suksesin dhe famën që mori falë pjesëmarrjes në këtë format. Ai ka filluar me koncertet e shumta bashkë me vëllain, Romeon. Dy vëllezërve u është ofruar mundësia të kenë emisionin e tyre në Top Channel, por deri tani nuk dihet nëse do fillojë ky emision.

Kush e fiton cmimin e BigBrother VIP 2?

    Votues: 4658

Rezultatet

Loading ... Loading …

Trending

- Advertisement -