Bora e kishte genjeshter, po kenga e Beatrix me cfare ka te beje? Zbulohet e gjithe situata!

Pak ore me pare dyshja Beatrix dhe Bora ben lemsh gjithe rrjetin me postimet e tyre se do te publikonin kenge.

E para ishte Bora ajo qe ne postimin e saj tregoi se titulli i kenges do te ishte “Nuk jam si ti” dhe se do te publikohej ne oren 20:00.

Nuk vonoi shume dhe Trixa beri nje postim ne forme “diss-i” ndaj Bores, ku tregoi se edhe ajo do te publikonte nje kenge te titulluar “As une si ti”, po prap ne oren 20:00.

Mirepo, ne kete ore Bora tregoi se gjithcka ishte nje genjeshter 1 Prilli dhe nuk do te publikonte asnje kenge, ndersa Trixa ndau pak nga kenga e saj e re e cila nuk kishte lidhje me titullin “As une si ti” qe prezantoi pak ore me pare.

Kenga e saj do te titullohet “Me ndikon”, e shkruar dhe kompozuar nga vellai i saj, Alban Ramosaj.

E gjithe kjo situate u komentua ne rrjet se Trixa ra pre e lojes se Bores.

Pra, pas postimit te saj Beatrix donte t’i bente nje diss Bores, duke i thene se “as une s’jam si ti”, mirepo kur kjo e fundit tregoi se ishte nje genjeshter, Beatrix ngeli keq dhe tregoi pak nga kenga qe po punon me te vertete.

Nga ana tjeter, ka edhe komente qe shprehen se dy vajzat jane marre vesh me njera tjetren duke rene dakort te bejne kete loje per vemendje.

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

A post shared by B E A T R I X 🧿 (@beatrixramosaj)

Trending

- Advertisement -