Bora Zemani ka munguar javën që shkoi në ‘’Prime-n’’ e ‘’Për’puthen’’ ku e ftuar ishte Monika Lubonja.
Megjithëse u tha se mungesa e Borës ishte përshkak të një helmimi me ushqim, fansat nuk u mjaftuan dhe filluan me ‘teoritë konspirative’.
Një pjesë e tyre besuan se Bora nuk deshi të takohej me Monikën, e cila ka treguar afrimitet me Donaldin dhe Beatrixën.
Madje ndjekësit shkuan deri aty duke e pyetur drejtëpërdrejtë edhe aktoren për këtë gjë.
Monika përmes rrjeteve sociale precizoi se mungesa e Borës ishte për shkak se ajo u sëmur.
Ndërkohë, në bisedën e saj me ndjekësit, aktorja zbuloi se mban kontakte me Triksën, nuk e ka takuar ende Donaldin dhe është në përgatitje e sipër të një formati televiziv.