Akuzuan njëri-tjetrin për tradhëti, Bashkimi flet për Alvisën dhe zbulon arsyen e vërtetë të ndarjes: “Isha xheloz”

Bashkimi dhe Alvisa ishin çifti i parë që dolën bashkë nga programi në këtë sezon të “Për’puthen”.

Teksa dukej se gjërat po shkonin për mrekulli, pak kohë pas daljes ata i dhanë fund lidhjes pa shumë sqarime.

I ftuar së fundmi në “Kosovë Show”, Bashkimi ka zbuluar arsyet e ndarjes duke thënë se ishin disa gjëra të vogla që u bënë të mëdha ndërsa zbuloi se nuk ka asnjë kontakt me Alvisën.

“Puna e akuzave… edhe unë i merrja afër zemrës. Puna e ndarjes ka qenë kështu që, kanë qenë gjëra të vogla por që me kalimin e kohës janë bërë pak më të mëdha se sa duhet. Por që më mirë herët se sa vonë, xheloz kam qenë e kam thënë, por ka qenë edhe ajo, domethënë ka qenë e ndërsjellë. Ndoshta unë e kam shprehur më shumë. Nuk kemi më kontakte, kemi biseduar para se ta marrim atë vendim dhe i kam thënë që do ta bëj publike. Pasi u ndamë kam marr shumë komente. Kam preferuar që më mirë mos të kemi kontakte”

Kush e fiton cmimin e BigBrother VIP 2?

    Votues: 4658

Rezultatet

Loading ... Loading …

Trending

- Advertisement -