Situata e krijuar në studion e Për’puthen rëndoi gjendjen shëndetësore të Alesjas.
“Nuk e ndjej se jam shoqe e keqe”, u shpreh Alesja.
Pas ballafaqimit me situatat e krijuara midis saj dhe Rrushes, ajo nuk arriti dot ta përballonte.
Në një moment të dyja vajzat ishin shumë të prekura dhe preferuan të mos flisnin për pak çaste.
“Jam një shoqe e mire apo e keqe?”, ishte pyetja që Alesja i drejtoi Rrushes.
Rrushja preferoi të mos i përgjigjej duke anashkaluar situatën, pavarësisht këmbënguljes së Alesjas.
Alesja doli me shpejtësi nga studioja, ndërsa Efi dhe Rrushja vrapuan pas saj.
Gjendja psikologjike e Alesjas ishte e rënduar që në fillim të pjesës së dytë.
Ajo nuk arriti dot të qetësohej derisa gjendja shëndetësore e detyroi të linte studion.