Don Xhoni reagon pas ndarjes me modelen ruse

Don Xhoni dhe modelja ruse, Ariana Lirey i kanë dhënë fund lidhjes. Ishte modelja e cila konfirmoi ndarjen teksa shkruante: “Ishte një histori e bukur. Mirupafshim.” Në një tjetër postim theksonte se “Përkushtimin që ta dhashë unë nuk e merr dot as nga qentë më besnikë. Tani mund të jesh krenar për veten.”

Së fundmi ka ardhur dhe reagimi i reperit, duke vulosur ndarjen mes tyre. Don Xhoni shpreh respektin për modelen ruse dhe se nuk do ta harrojë asnjëherë. Gjithashtu reperi shton se çdo gjë ka marrë fund ndërsa kërkon që të mos bëjë drama në rrjete sociale pasi nuk është e tillë.

“Kam një respekt shumë të madh për ty. Ishte pjesë e jetës time dhe një periudhë që nuk do ta harroj kurrë por çdo gjë e ka një fund! Shpresoj të jesh e lumtur me jetën tënde dhe Allahu ta bekojë zemrën tënde! E di që nuk je një njeri i keq kështu që mos u sill në këtë mënyrë. Të lutem mos bëj drama dhe mos luaj viktimën në Instagram. Ka marrë fund, duhet ta kalosh! Boluchka”, ka përfunduar reperi i famshëm.

Kujtojmë që dyshja e famshme përflitetin prej kohësh se ishin bashkë por e konfirmuan publikisht kur udhëtuan pak muaj më parë drejt Dubait.

Kush e fiton cmimin e BigBrother VIP 2?

    Votues: 4658

Rezultatet

Loading ... Loading …

Trending

- Advertisement -