
Prej disa kohësh, Dafina Zeqiri dhe Dj Geek, janë kthyer në një nga çiftet më të komentuar dhe të pëlqyer në showbiz-in shqiptar.
Në profilet e tyre në rrjetet sociale nuk mungojnë foto apo video ku shfaqen së bashku dhe i bëjnë njëri-tjetrit dedikime të ëmbla dashurie.
Por së fundmi është vënë re një detaj që ka shtuar dyshimet se dyshja e njohur është gati për të hedhur hapin e madh në lidhjen e tyre.
Dafina ka postuar një fotografi ku shihet bashkë me Dj Geek ndërsa ka shkruar: “I dashur bashkëshorti im i ardhshëm, je më i miri. Të dua”. Kjo ka bërë që fansat të mendojnë se ata janë në prag të martesës.
Dafina Zeqiri prej vitesh po shijon një lidhje dashurie me DJ Geek, i cili po ashtu është pjesë e grupit Moneyz. Dyshja e konfirmoi romancën e tyre në fillim të vitit 2020.

