‘S’e dija që ishe aq idiot, m’ke përdorur’, Beatrix nxjerr këngën e re dhe çdo fjalë duket për Donaldin

Beatrix ka publikuar sot këngën e saj më të re me titull “Ma shumë se ti”, që vjen në bashkëpunim me Dj Geek dhe teksti duket se i përshtatet historisë së saj me Donaldin.

Në tekstin e këngës Beatrix flet për ndarjen dhe i premton vetes se do gjejë dikë më të mirë që ta vlerësojë dhe respektojë.

“Lulet çelin, edhe vyshken, krejt ça kishim ti e myte, kam mendu qe jena ndryshe, tash e gjete qysh e lype. Ta kisha dit ça je, s’kisha bo ça kam bo, deri tash u bo ca u bo, se boj mo, s’kom menu që ti je aq idiot, lotët e mia ti s’i meriton”, këndon Trixa dhe me fjalën “idiot” i shton më shumë dyshimet pasi edhe Donaldi në këngën “Nuk je”, e thërret veten “idiot”: “Unë e di që jam idiot, ama jam idioti jo”.

Në këngën e saj Trixa vazhdon: “Pa ty më mirë jom, s’kam nevojë për kërkon që nuk m’vlerson, që veç m’tradhton, se zemra gabon, por diku e gjej dikon që ndoshta mu m’don ma shumë se ti, e ndoshta m’respekton ma shumë se ti”.

E duket se me tradhti, ajo i referohet faktit që kohët e fundit është përfolur se Donaldi është takuar me Borën dhe janë ribashkuar.

“Hala pres ti me m’kap për dore. Unë të desha, ti m’përdore. Unë meritoj më shumë, vetit ja kam premtu. Dikush më i mirë se ti një ditë ka me e dëshmu”, është një pjesë nga teksti.

Kush e fiton cmimin e BigBrother VIP 2?

    Votues: 4658

Rezultatet

Loading ... Loading …

Trending

- Advertisement -