Ekskluzive: Ky është projekti që do të bëjë bashkë Borën dhe Donaldin

Ata janë dy personazhet më të përfolur të momentit. E kemi fjalën për moderatoren Bora Zemani dhe aktorin Donald Veshaj.

Historia e tyre e dashurisë ka qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes mediatike, por u bë edhe më e komentuar pas futjes së Borës në Big Brother Vip dhe puthjes së famshme që të dy shkëmbyen.

Megjithatë edhe pas daljes së Donaldit nga Big Brother dhe ndarjes me Trixën, dy personazhet simpatikë vazhdojnë të jenë në fokusin e medias. Kryefjala.com ju ka sjellë pak kohë më parë një video ku makina e Donaldit ishte parkuar poshtë shtëpisë së Borës, ndërsa sot do ta nisim ditën me një tjetër lajm ekskluziv.

Bora dhe Donaldi pritet të publikojnë duetin e tyre të parë muzikor dhe burimet për Kryefjala.com bëjnë me dije se të dy janë parë shpesh në studion e Elgit Dodës. Donaldi duket se e ka marrë seriozisht këngën ndërsa Bora po i rikthehet një pasioni të saj të vjetër.

Kujtojmë gjithashtu se çifti do të jenë së shpejti edhe kolegë pasi të dy do të punojnë në të njëjtin televizion.

Kush e fiton cmimin e BigBrother VIP 2?

    Votues: 4658

Rezultatet

Loading ... Loading …

Trending

- Advertisement -