Që nga dalja jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “BBV’ fansat me ngulm kanë kërkuar që Donald Veshaj dhe moderatorja e njohur Bora Zemani të rikthehen në krahët e njëri-tjetrit.
Ndonëse asnjëri prej tyre ende nuk ka reaguar rreth këtyre lajmeve, disa gjurmë tregojnë se dyshja kanë vendosur t’i japin një mundësi të dytë njëri-tjetrit, madje së shpejti kanë në plan edhe të bashkëpunojnë.
Burime bëjnë me dije se ata së shpejti do të sjellin një bashkëpunim muzikor pasi janë parë shpesh në studion e Elgit Dodës.
Si duket, Donaldi i ka hyrë seriozisht botës muzikore ndërsa për Borën ky do të jetë një rikthim në pasionin e saj të vjetër.
Ata ende nuk kanë ndarë më publikun asnjë detaji rreth kësaj çështje dhe e gjitha kjo mbetet për tu parë.