VIDEO/ Ish-konkurrentja e Për’puthen rrëfen situatat e sikletshme që i kanë ndodhur: Mu grisën bikinit poshtë dhe…

Ish-konkurrentja e Për’puthen Ifigjenia Dhedhes, ose siç njihet si Efi, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa situata të sikletshme që po i ndodhin së fundmi.

Në një video që postoi në Instastory, Efi rrëfeu se gjatë ditës së djeshme ka qenë në spital, por pa zbuluar më shumë detaje rreth arsyes.

Më tej ajo vijon duke treguar një incident që i ka ndodhur gjatë ditës së sotme me bikini, duke pyetur ndjekësit nëse këto “gjëra të këqija” që po i ndodhin janë rastësi apo sy i keq.

“Kam disa ditë që po më ndodhin vetëm gjëra të këqija. Dje isha në spital, gjëja e parafundit. Ndërsa e fundit, unë tani sapo u ndërrova sepse mu grisën bikinit poshtë, nuk ndodhi ndonjë gjë… mos mendoni keq. Më thoni ju është syri i keq apo rastësi?”– shprehet Efi gjatë videos.

Ish-konkurrentja është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku nuk ngurron të ndajë me ndjekësit detaje nga jeta e saj, apo edhe të zhvillojë herë pas here biseda me ta.

Që në nisje të programit ajo tregoi se punon në një studio tatuazhesh dhe se i ka pasion. Ajo ka ndarë pak ditë më parë me ndjekësit disa foto nga pushimet që po shijon, ndërsa përveç pozave provokuese, në sy bie edhe tatuazhi i saj afër pjesës intime.

Nga fotot duket një tatuazh në formë puthje, ngjyrë i kuq.

Trending

- Advertisement -