Sipas Efit ja cili është grupi i formuar brenda shtëpisë së ‘BBV2’: Ata të tre!

Tanimë banorët e BBV 2duket po fillojnë të ambjentohen dhe të krijojnë edhe miqë të rinj. Vetëm pak më gjatë një bashkëbisedimi me Ronaldon, Efi është shprehur se brenda shtëpisë tashmë është krijuar grupi i parë mes Olta Gixharit, Gent Hazizit dhe amos Zaharia, gjë të cilën Efi nuk e pëlqen.

Është bërë një grupim që tani kaq ta kesh të qartë… ja ata të tre… Olta, Genti, Amos… Amosi është më ndryshe, Amosi më pëlqen, kurse ata kanë një lloj miqësie, tregojnë gjithë kohës që jemi ne…

Një nga banoret, e cila mori mjaft vëmendje mbrëmjen e parë ishte Kejvina Kthella. Përveç të tjerave ajo çfarë mori më shumë vëmendjen ishte se banorëve të tjerë iu desh të zgjidhnin një konkurrent tjetër për t’i kaluar në televotim mes Mikelës dhe Efit ku një prej tyre që votohet nga publiku do të largohet. E gjitha kjo është një lojë dhe banorët zgjodhën Kejvinën për të vendosur përballë Efit dhe Mikelës. Për këtë një nga mikeshat e saj më të mira Arta Nitaj ka bërë një postim në Instastory, ku përveç se e ka mbështetur Kejvinën për këtë rrugëtim ka thënë disa fjalë edhe për personat që donin ta eleminonin modelen kështu duke i ‘thumbuar’.

Kush e fiton cmimin e BigBrother VIP 2?

    Votues: 4658

Rezultatet

Loading ... Loading …

Trending

- Advertisement -