“Aty kam ngrënë shpullë nga…” Kejvina Kthella tregon në ‘BBV’ një histori personale nga e shkuara!

Pas një edicioni mjaft të suksesshëm vitin e kaluar, të shtunën e kaluar nisi edicioni i dytë i një prej spektakleve më të ndjekur në Shqipëri, “Big Borther VIP”. Ky reality show do të me publikun për 100 ditë me plot surpriza, dramë, lojëra, të qeshura dhe lot.

Kujtojmë se 15 konkurrentë të famshëm janë bërë pjesë e spektaklit duke synuar finalen edhe çmimin e madh. Gara mes njëri-tjetrit është ndjerë që në natën e parë, ku disa banorë janë bërë pjesë e diskutimeve në lidhje me mënyrën e bashkëjetesës në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Të gjithë banorët duhet të tregonin një histori personale nga jeta e tyre dhe ndër situatat që ata rrëfyen, ajo që tërhoqi vëmendjen ishte Kejvina, e cila ka treguar se ka braktisur shkollën ditën e Pavarësisë, duke bërë një organizim me shokët dhe shoqet e klasës. Shkolla ka njoftuar menjëherë prindërit e saj dhe duket se kjo nuk ka përfunduar aspak mirë për bukuroshen.

Isha shumë larg. Çerek ore larg nga shtëpia dhe nuk kisha mundësi as të kisha lek me vete, të paguaja ndonjë taksi. I them babit që nuk jam në shkollë. Vjen më merr dhe deri te shtëpia mendoja se gjithçka është në rregull. Pastaj aty kam ngrënë shpullë nga babi për herë të parë. Nuk do ta harroj kurrë dhe mirë ma ka bërë.

Kush e fiton cmimin e BigBrother VIP 2?

    Votues: 4658

Rezultatet

Loading ... Loading …

Trending

- Advertisement -