Ky “Big Brother Vip 2” ka nisur me vrull për shkak dhe të banorëve që janë pjesë e këtij rrugëtimi. Karakteret e ndryshme normalisht që sjellin dhe përplasje.
Supozohej se ishte një lojë, por Kristi është acaruar realisht me Mikelën. Ata po improvizonin një debat në çift, por në diskutim e sipër Mikela e prek nga duart, gjë që Kristit nuk i ka pëlqyer.
“Të lutem, se nuk ka nevojë të më prekësh”, tha Kristi. Një reagim i tillë nuk është pritur shumë mirë nga Mikela, e cila pas këtij debati ka zgjedhur që të largohet nga Kristi.